Thaçi mirëpret miratimin e rezolutës për vëllezërit Bytyçi - Bota Sot
Thaçi mirëpret miratimin e rezolutës për vëllezërit Bytyçi

Aktuale

Thaçi mirëpret miratimin e rezolutës për vëllezërit Bytyçi

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi nga Senati amerikan.

Kreu i shtetit tha se kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së.

“Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”, shkroi Thaçi.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyçi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999. Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyçi më në fund do të vihet në vend. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat