Nga Vetëvendosje i reagojnë kryeminstrit serb: 5 arsyet pse duhet pasur frikë nga Vuçiqi e jo nga Albini

Aktuale

Nga Vetëvendosje i reagojnë kryeminstrit serb: 5 arsyet pse duhet pasur frikë nga Vuçiqi e jo nga Albini

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:31
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se frikësohet nga kandidati i VV-së për kryeministër Albin Kurti.

Zaimi në një postim në Facebook, e ka cilësuar Vuçiqin si personin më të frikshëm për Ballkanin, përcjell Bota sot.

Zaimi ka renditur edhe arsyet pse sduhet pasur frikë nga presidenti serb, që ishte ministër edhe i Millosheqit në kohën e luftës së Kosovës.

Postimi i plotë i Zaimit:

Aleksandar Vuçiqi paska thënë se ka frikë nga Albin Kurti. Në fakt, personi më i frikshëm tash për tash në Ballkan është vetë Vuçiqi. Ky ish-ministër i propagandës së Millosheviqit në kohën e luftës së Kosovës, para pak muajsh e lëvdoi “kasapin e Ballkanit” si burrështetas të pafat. Vuçiqi është për t’u pasur frikë:

1. Sepse nuk shfaq shenja pendese për krimet e Serbisë, përkundrazi vazhdon retorikën agresive ndaj popujve të viktimizuar e traumatizuar nga shteti i tij.

2. Sepse po armatoset me ritme të shpejta, me një buxhet të pakrahasueshëm me gjithë vendet e “Ballkanit Perëndimor”, dhe synon ta përdorë fuqinë ushtarake për të hegjemonizuar rajonin.

3. Sepse pushteti i tij ka lidhje me grupe të ekstremit të djathtë në Serbi, por edhe me rrjetin e ekstremit të djathtë global, që mbështesin idenë dhe imazhin e një Serbie të angazhuar në një kryqëzatë religjioze e raciste.

4. Sepse udhëheq një politikë bivektoriale, duke përfituar ekonomikisht, ushtarakisht e diplomatikisht si prej Ëashingtonit e Brukselit, ashtu edhe prej Moskës e Pekinit.

5. Sepse në kushte të prezencës ushtarake ndërkombëtare, thjesht e izolon Kosovën dhe angazhohet për ta lënë jashtë marrëveshjeve e organizatave ndërkombëtare, e në kushte të tjera kërcënon të kthehet në Kosovë me ushtri.

Njeriu i frikshëm pra është Vuçiqi, e jo Albin Kurti që kërkon paqe me drejtësi e dinjitet. Prej Vuçiqit duhet të trembet opinioni i brendshëm e i jashtëm, prej ujkut mbuluar me lëkurë qingji, i cili nuk skuqet kur thërret vetë “ujku, ujku!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat