Albulena Haxhiun e shqetëson “zori” që KQZ-ja ka prej Serbisë

Aktuale

Albulena Haxhiun e shqetëson “zori” që KQZ-ja ka prej Serbisë

Nga: V.R Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:43
Albulena Haxhiu

Me rroba sigurie dhe me maksa janë duke i numëruar votat që gjenden në zarfat e ardhur nga Seria, për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan "Bota sot".

Kjo ka çuar në reagimin e shumë zyrtarëve publik e jo publik.

Fjala vjen, zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, duke ilustruar me fotografinë që shihen punëtorët e KQZ-së të veshur me rroba sigurie, pyet: çfarë zori ka KQZ që lejon verifikimin e zarfeve që kundërligjshëm kanë ardhur nga Serbia dhe atë në këtë mënyrë?

Zyrtarët për verifikim të zarfeve me fletëvotime nga Serbia të cilët punën e tyre e rifilluan pas 10 ditësh, kanë deklaruar se po ndihet aroma e njëjtë sikur ditën e 13 tetorit kur janë hapur për herë të parë këto zarfe. Ndërsa ata janë pajisur me maska, dorëza e veshje të veçantë.

Aktualisht prokuroria ka bërë të ditur se mostrat e zarfeve të ardhura nga Serbia janë dërguar për verifikim jashtë vendit, ndërsa KQZ bëjnë të ditur se ka filluar shqyrtimi dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat