Albin Kurti në Berlin, diskuton për Kosovën me deputetët e Bundestagut gjerman

Aktuale

Albin Kurti në Berlin, diskuton për Kosovën me deputetët e Bundestagut gjerman

Nga: A.M Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:43
Pamje nga takimi

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një vizitë në Gjermani ka takuar deputetët e Bundestagun gjerman.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguartemat e diskutimeve me deputëtët gjerman, si dhe ka njoftruar se do të ketë edhe takime tjera në Berlin për ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, në Bundestagun gjerman takova deputetët e SPD-së, z. Stefan Schëartze dhe z.Josip Juratovic. I falënderova për mbështetjen që na e kanë dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore nga e cila VETËVENDOSJE! doli fituese me 6 tetor.                                                    

Më pastaj takova edhe deputetin nga Të Gjelbërit, z. Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike edhe në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me qeverinë tonë të re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.                                     

Së fundmi, në mbrëmje porsa takova edhe deputetin tjetër të SPD-së, z. Metin Hakverdi, raportues për çështjet e BE-së, me të cilin biseduam për drejtësinë, punësimin dhe integrimet evropiane si preokupime kryesore të qeverisë sonë për të ardhmen.

Nesër vazhdojmë me takime të tjera në kuadër të kësaj vizite dyditore në Berlin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat