Visar Ymeri: U deshtën 3 vjet, më në fund drejtësia foli

Aktuale

Visar Ymeri: U deshtën 3 vjet, më në fund drejtësia foli

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:15
Visar Ymeri

Anëtari i PSD-së, njëherit edhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar ekspertizën e raportit zvicëran për rastin e Astrit Deharit, ku nuk përjashtohet mundësia që është vrarë.

“Pa drejtësi për Astritin, pa të vërtetën për Astritin, nuk ka as drejtësi e as të vërtetë për Kosovën”, tha Ymeri.

Postimi plotë:

U deshtën 3 vjet që e vërteta të fillojë të zbardhet. Por drejtësia është ende larg.

Raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar. Ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhë të vërtetën. Prokuroria atëbotë ishte e orientuar kah marrëdhëniet me publikun e jo te hetimi, e aq më pak te drejtësia.

Pa drejtësi për Astritin, pa të vërtetën për Astritin, nuk ka as drejtësi e as të vërtetë për Kosovën.

Secili përgjegjës duhet gjetur. Secili fajtor duhet dënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat