Kjo ishte deklarata e Dhurata Hoxhës për rastin Dehari, ku akuzonte VV-në se e ka dërguar në vetëvrasje

Aktuale

Kjo ishte deklarata e Dhurata Hoxhës për rastin Dehari, ku akuzonte VV-në se e ka dërguar në vetëvrasje

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:48
Dhurata Hoxha

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e pati bërë përgjegjëse Vetëvendosjen për vdekjet e dy vëllezërve, Astrit dhe Arbnor Dehari.

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se ajo nuk e njihte Astrit Deharin, dhe se nuk kishte të bënte asgjë me vdekjen e aktivistit të VV-së, për çka kishte marrë një serë akuzash nga zyrtarë të VV-së

“Vetëm një mendje e sëmurë do të besonte në atë cka thuani ju duke ma lënë mua fajin për vetëvrasjen e Astrit Deharit. Unë nuk e takova asnjëherë të ndjerin, unë nuk e njihja – përgjigjen për arsyet e vetëvrasjes së tij duhet të kenë ata që e takuan shumë herë në qendrën e paraburgimit, e sidomos para ditëve të fundit të tij. Duhet të tregoni pse u vetëvra edhe vëllau i Astritit duke qenë aktivist i juaji?”, ka thënë Hoxha, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Hoxha, kishte deklaruar se Vetëvendosje i ka dërguar në vetëvrasje dy vëllezërit Dehari.

Ky është shkrimi i plotë i Hoxhës i publikuar para 2 viteve në “Facebook”:

E nderuara Znj. Nagavci, ju jeni munduar të zhvendosni vëmendjen e opinionit publik nga keqpërdorimet e zbuluara në dikasterin të cilin e keni drejtuar ju dhe atë në barrën e një rasti të dhimbshëm.

Vetëm një mendje e sëmurë do të besonte në atë cka thuani ju duke ma lënë mua fajin për vetëvrasjen e Astrit Deharit. Unë nuk e takova asnjëherë të ndjerin, unë nuk e njihja, përgjigjen për arsyet e vetëvrasjes së tij duhet të kenë ata që e takuan shumë herë në qendrën e paraburgimit, e sidomos para ditëve të fundit të tij. Duhet të tregoni pse u vetëvra edhe vëllau i Astritit duke qenë aktivist i juaji?

Unë sinqerisht nuk e kuptoj se si jetoni ju me këtë barrë në ndërgjegjen tuaj, a thua çfarë bëtë që dy të rinjë i dërguat drejt vetëvrasjes, apo siç javë më parë thoshte bashkëpartiakja juaj, i dërguat në “vetëflijim”?

Për më tepër, nuk e kuptoj se si Shpend Ahmeti asnjëherë nuk dha llogari për vdekjen e dy fëmijëve në gropën e cila nuk u mbyll për shkak edhe të një keqmenaxhimi tjetër në komunën e Prishtinës.

Nuk jeni përgjigjur në akuzat e Degës së PDK-së në Prishtinë. Mos e zhvendosni vëmendjen tek një rast i dhimbshëm por merruni me adresimin e këtyre akuzave me fakte nëse keni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat