Ky është reagimi i Dardan Molliqajt pas ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin

Aktuale

Ky është reagimi i Dardan Molliqajt pas ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2019 Në ora: 14:32
Dardan Molliqaj

Ish deputeti i Vetëvendosjes, tash zyrtar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportit të ekspertizës zvicerane në lidhje me Astrit Deharin, ku sipas raportit, nuk përjashtohet aspak mundësia se Astriti është vrarë në burg.

Molliqaj ka thënë se edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.

“Drejtësi për Astritin”, ka shkruar ndër tjera Molliqaj në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.

Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë.

Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!

Hetimet duhet të vazhdojne deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit.

#drejtësipërAstritin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat