Matoshi apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre për “pastrim”

Aktuale

Matoshi apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre për “pastrim”

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 19:37
Foto Ilustrim

Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i kushtojnë një kujdes të veçantë ruajtjes së ambientit.

Ai ka thënë se situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila është duke vazhduar që një kohë të gjatë, e përcjellë me thatësi, përveç problemeve hidrologjike të përcjella me mungesa të ujit, po përcillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretisht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës.

“Kjo situatë ka mundësuar koncentrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pa kontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë “pastrimit” të kopshteve dhe arave. Apeloj te të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve etj.”, shkruan Matoshi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai gjithashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat