Këshilltarja e Haradinajt, me porosi për LVV-në dhe LDK-në: E pandershme të bëhet pazar me postin e Presidentit të Kosovës

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt, me porosi për LVV-në dhe LDK-në: E pandershme të bëhet pazar me postin e Presidentit të Kosovës

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 19:04
Meliza Haradinaj

Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar sot mbarvajtjen e bisedimeve në mes LVV-së e LDK-së për krijmin e institucioneve shtetërore.

Ajo është marr edhe me postin e presidentit, duke kritikuar të dy partitë se është e papranueshme të bëhet pazar për këtë post.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “nëse edhe Presidenti i ardhshëm do të jetë politik, më mirë të hiqet dorë nga reforma e tërësishme zgjedhore dhe të vazhdohet me menaxhimin e dështimeve politike”.

Postimi i plotë i Meliza Haradinajt:

“PO HIQNI DORË NGA NDRYSHIMI ENDE PA IA NISË!

Është e pandershme, joparimore, dhe mashtruese që pazari për Presidentin e ri të Kosovës, të bëhet në kurriz të ndryshimit që e kërkoi sovrani me 6 tetor.

VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, e jo nga pazaret politike.

Me këtë logjikë, nëse edhe Presidenti i ardhshëm do të jetë politik, më mirë të hiqet dorë nga reforma e tërësishme zgjedhore dhe të vazhdohet me menaxhimin e dështimeve politike!”, ka shkruar ajo në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat