Rritet dukshëm numri i grave të cilat rrahën nga burrat në Kosovë, 962 raste për 8 muaj

Aktuale

Rritet dukshëm numri i grave të cilat rrahën nga burrat në Kosovë, 962 raste për 8 muaj

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet fenomen mjaft i përhapur në Kosovë. Pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla e sidomos dhuna ndaj femrave. Statistikat tregojnë që dhuna në familje është mjaftë e shprehur në shoqërinë kosovare dhe në format më të ashpra të mundshme.

Kemi raste të dhunës në familje të cilat jo rrallë herë në vendin tonë përfundojnë edhe me fatalitet. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, qyteti i Prishtinës prinë me më së shumti raste të dhunës në familje.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 820 raste të dhunës në familje ku bashkëshortët kanë sulmuar gratë e tyre. Fatkeqësisht ky numër është rritur këtë vit madje për një periudhë më të shkurtë kohore.

“Gjatë periudhës Janar- Gusht të këtij viti janë raportuar 962 raste ku burrat kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani për mediat vendore.

Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar gjithsej 5 viktima në Kosovë të cilët nga dhuna në familje kanë përfunduar me vrasje. Ndryshe, këto statistika nuk mund të thuhen të jenë reale sepse shume raste nuk raportohen në polici për arsye te ndryshme. Ndërsa duke krahasuar me vitin e kaluar, janë raportuar gjithsej 1533 raste të dhunës në familje ku, 8 raste kanë përfunduar me vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat