Deputetes së re të LDK-së i zhduket një familjar, apelon për ndihmë - Bota Sot
Deputetes së re të LDK-së i zhduket një familjar, apelon për ndihmë

Aktuale

Deputetes së re të LDK-së i zhduket një familjar, apelon për ndihmë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 09:05
Rrezarta Krasniqi

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi për të cilën është bërë e ditur se ka marrë votat që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ka bërë një apel për ndihmë për të gjithë personat që mund të kenë parë kushëririn e saj Musli Krasniqin që ka disa ditë që ka ikur nga shtëpia.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kushëriri i saj nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia me datë 28 tetor, e deri më tani nuk dihet asgjë për destinacionin e tij.

“Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin. Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij”, ka shkruar Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat