Vjen një kundërpërgjigje e ashpër për Ivica Daçiq

Aktuale

Vjen një kundërpërgjigje e ashpër për Ivica Daçiq

Nga: N.H Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 18:55
Ivica Daçiq

Analisti politik, Rexhep Shahu, përmes një shkrimi në Facebook, iu ka kundërpërgjigjur Ivica Daçiq, rreth deklaratave për ambasadoren Vlora Çitaku.

Ai thotë se ambasadorja e Kosovës ka certifikate lindje të shtetit të tij pushtues, dhe se nuk është turp i asaj, por ai i kujton këtij të fundit se tashmë Serbia është shporrë prej Kosove.

Ja shkrimi i tij:

Po z. Daciq, ambasadorja e Kosoves ka certifikate lindje te shtetit tend pushtues dhe nuk eshte turp i asaj. Atehere kur eshte linde ambasadorja ka qene shteti yt serb ne fuqi ne Kosove.

Por eshte shporre Serbia prej Kosove prej dy dekadash, prej nje brezi njerzor dhe eshte turpi yt qe e kujton ate kohe.

Ben mire se me urrejtjen tende i ndihmon shqiptaret te mos harrojne dhunen serbe, ben shume mire ti djale i Zhurit a Prizrenit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat