Profesori Armend Muja, i cili doli i pari me sondazhin e tij se LVV-ja është fituese e zgjedhjeve, thotë se Nisma përfundimisht ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Muja përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, thotë se, pas numërimit të votave të fundit të diasporës, Nisma nuk e kaloi pragun.
Muja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 31 deputet, LDK-ja 30, PDK-ja 25 dhe AAK-ja 14.
Kurse komunitetet thotë se i kanë marrë 20 deputet.
“Zgjedhjet 2019: Pas numërimit të votave të fundit të diasporës, Nisma përfundimisht jashtë Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.