Tomë Gashi nuk e ka asnjë dyshim “Dino Asanajn 100 për qind e kanë vrarë, e di edhe familja”

Aktuale

Tomë Gashi nuk e ka asnjë dyshim “Dino Asanajn 100 për qind e kanë vrarë, e di edhe familja”

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 21:10
Dino Asanaj

Avokati Tomë Gashi shprehet i sigurt se Dino Asanaj, ish-drejtor i Bordit Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk ka bërë vetëvrajse, sic kishte konstatuar mjekësia ligjore, por është vrarë.

Gashi thotë se është i bindur se Asanajn, që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, e kanë vrarë dhe shton se familja e ish-shefit të Bordit AKP’së, e dinë këtë.

Në një koment që Gashi e ka bërë në një postim të gazetarit Berat Buzhala, rreth vdekjes së Asanajt, thotë se familja nuk ka guxuar të kërkojë hetim të mëtutjeshëm.

Gashi, që është avokat i aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur tri vjet më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren, thotë se familjarët e Asanajt e dijnë se kush është vrasësi i tij.

“Rasti Dino Asanaj osht 100% Vrasje dhe familja e tij e din kete .Por nuk kan guxu me hetu ma shume. Ata e dijn pse.?Une besoi qe ata mund ta dijn edhe pse o vra, dhe ndoshta e dijn edhe urdhedhensin per vrasje. Autorizimin te une e kan ende te panenshkruar edhe pse kan qen disa her her per keshilla.! Do te “tij” nga Amerika..!!!Po

Rasti Sopa .!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Më 14 qershor të vitit 2012, Asanaj u gjet me shumë plagë të thikës në shtëpinë e tij.

Ai nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq pak pasi ishte dërguar i plagosur në QKUK.

Mjekësia Ligjore nxori raport sipas të cilit thuhej se Asanaj e vrau veten, duke i shkaktuar 11 therje me thikë në trupin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat