Përafrimi i programit, nesër vazhdojnë takimet e grupeve punuese LDK-VV

Aktuale

Përafrimi i programit, nesër vazhdojnë takimet e grupeve punuese LDK-VV

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Përpjekjet për harmonizim të programit, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit do t’i vazhdojnë edhe nesër.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka. Ai ka treguar se grupet punuese nga dy partitë do të takohen në orën 15:00.

“Temat që do të diskutohen nesër janë, Energjetika, Kultura dhe Rinia”, ka thënë ai.

Takimi do të mbahet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është hera e gjashtë që takohen grupet punuese të dy partive. Vetëvendosje ka dalë partia e parë pas zgjedhejve të 6 tetorit dhe pritet që në bashkëqeverisje të futet me Lidhjen Demokarike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat