Haradinaj e dekoroi Maxhunin me medaljen e Skënderbeut, i reagon Albulena Haxhiu

Aktuale

Haradinaj e dekoroi Maxhunin me medaljen e Skënderbeut, i reagon Albulena Haxhiu

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:24
Albulena Haxhiu

Pasi kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pranuar dorëheqjen e shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, me këtë rast e ka dekoruar këtë të fundit me medaljen e Skënderbeut.

Për këtë, ka reaguar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka shprehur habinë e saj për këtë dekoratë.

Ajo ka shkruar “pas dorëheqjes, nga kryeministri që është edhe i dorëhequr edhe i humbi zgjedhjet??!!”

Postimi i plotë:

Medalja e Skenderbeut?? Pas doreheqjes, nga kryeministri qe eshte edhe i dorehequr edhe i humbi zgjedhjet??!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat