Daka: Votimi jashtë Kosovës lehtë i manipulueshëm - Bota Sot
Daka: Votimi jashtë Kosovës lehtë i manipulueshëm

Aktuale

Daka: Votimi jashtë Kosovës lehtë i manipulueshëm

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:12
Valdete Daka

“Këto vota kanë ardhur me kohë, para ditës së zgjedhjeve më mënyrën e njëjtë. KQZ asnjëherë nuk i ka ndërruar procedurat e pranimit të atyre votave. Subjektet nuk janë ankuar herave të tjera, sepse nuk ka pas rezultate kaq të ngushta. KQZ nuk plotëson dëshira, zbaton procedura”, ka thënë Daka.

Ajo ka përmendur faktin se Posta e Kosovës dhe Posta e Serbisë nuk bashkëpunojnë.

“Votimi jashtë Kosovës është shumë vështirë i menaxhueshëm dhe lehtë i manipulueshëm. Votimi jashtë është vështirë të organizohet për 30 ditë. Kjo na ka shkaktuar probleme më së shumti”, tha ajo.

Në Analizën Zgjedhore, Daka ka theksuar se PZAP nuk i ka shqyrtuar asnjë palë vota, qoftë ato nga Serbia apo mërgata.

“Është e vërtetë që formulari i shtypur ka qenë gabim teknik që është korrigjuar nga ana e KQZ-së. Për gjashtë ditë është bërë rinumërimi i të gjitha kutive që kanë pas formularin e plotësuar gabimisht. Formularët tjerë, rreth 2 mijë kanë qenë të plotësuar në mënyrë korrekte. Nëse është dëmtuar dikush janë dëmtuar dy subjektet e para, ndërsa subjektet tjera nuk kanë qenë të dëmtuara”, tha ajo.

Daka ka thënë se ky komision ka më tepër se një javë që është gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetori.

“Por përfundimisht nesër  do t’i shpallim rezultatet përfundimtare”, ka thënë Daka.

“Sipas meje deri në ditën e zgjedhjeve çdo gjë ka qenë e shkëlqyeshme, dita e zgjedhjeve ka qenë e vlerësuar si një ditë e organizuar mirë dhe jemi marrë shembull edhe në rajon. Ankesat kanë bërë që procesi të stërzgjatet”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat