Ja pse Nisma nuk e kaloi pragun

Aktuale

Ja pse Nisma nuk e kaloi pragun

Nga: A.J Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 10:56
Durim Limaj dhe Endrit Shala

Nisma socialdemokrate në krye me Fatmir Limaj duket se kësaj here e mori goditjen më të madhe nga vetë qytetaret të cilët u treguan më të zgjuar se asnjëherë derisa më votat e tyre ia pamundësuan ulëset në Kuvend një partie si Nisma.

Në Qeverinë në ikje, Nisma socialdemokrate ishte më shumë se parti e tmerrit, parti me shpenzime pa fund, parti e shkelje të të drejtave të punëtorëve, derisa në konkurset e tyre gjithmonë ka marrë militantë të partisë dhe më shumë se kaq ka qenë edhe shkatërrim i një prej Ministrive më të rëndësishme, Ministrisë se Arsimit të cilën e ka ngulfatur më militantë pa asnjë thirrje akademike për vendet e punës të cilat gëzojnë.

 Aferat e ndryshme të ministrave të Nismës dhe jeta luksoze e djalit të Fatmir Limajt, Durimit duket se qytetarët e Kosovës e kanë ndëshkuar më kaq pak vota sa lufta për të kaluar pragun ka qenë e mundimshme por assesi fituese.

Nisma e Fatmir Limaj gati çdo qeveri kanë shërbyer si Kali i Trojës, duke përfituar maksimalisht nga pushteti.

Nisma është kampion i skandaleve dhe si parti tash e pret shuarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat