Xhavit Haliti merr dënimin e merituar

Aktuale

Xhavit Haliti merr dënimin e merituar

Nga: A.J. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:23
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i PDK-së nuk do të jetë më deputet.

Ish nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti nuk do të jetë më pjesë e ulëseve të parlamentit. Kjo pasi që, qytetaret e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit vendosen ta dënojnë që të jetë pjesë e legjislaturës së VII-të, Xhavit Halitin, njërin nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës

Në zgjedhjet e 6 tetorit Haliti ka marrë 8,351 vota, apo 2 mijë e 14 vota më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Haliti në legjislaturën e kaluar kishte hyrë me 10 mijë e 365 vota, ndërsa në këto zgjedhje ai ka marrë vetëm 8 mijë 351.

Përkundër akuzave që vazhdimisht ka marr Xhavit Haliti dhe përfshirjen e tij në aferën fajde, deri më tani nuk është dënuar për diçka të caktuar. Halitit, iu bë virale në internet dhe jo vetëm, deklarata e tij në një emision televiziv, kur tha se secili qytetarë sot i ka 2-3 milionë euro pasuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat