Adem Grabovci reagon ndaj Gjykatës Speciale, publikon një foto të rrallë nga lufta - Bota Sot
Adem Grabovci reagon ndaj Gjykatës Speciale, publikon një foto të rrallë nga lufta

Aktuale

Adem Grabovci reagon ndaj Gjykatës Speciale, publikon një foto të rrallë nga lufta

Nga: H.O. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:15
Adem Grabovci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci ka reaguar pas ftesës që i është bërë bashkëpartiakut të tij, Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës.

Gabovci në një postim të tij në Facebook ka shkruar se ‘luftën e shenjtë të UÇK-së nuk ka gjykatë që do të mund ta inkriminoj’.

Ai shkruanë më tutje se ‘Luli do të jetë ngadhënjimtar’.

Postimi i plotë:

Luftën e shenjtë të UÇK-së nuk ka gjykatë që do të mund ta inkriminoj. Këtë luftë askush më shumë se luftetarët vetë dhe qytetarët tonë, nuk mund ta mbrojë.

Në vazhdën e ftesave-sfidimit nga Gjyakata Speciale, miku dhe bashkëluftetari im, njëherësj kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është i ftuari i radhës.

Luli, edhe kësaj radhe, si çdoherë tjetër, në betejat për atdheun, do të jetë ngadhënjimtar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat