Pacolli e VV’së merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Partive të Gjelbëra të Europës - Bota Sot
Pacolli e VV’së merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Partive të Gjelbëra të Europës

Aktuale

Pacolli e VV’së merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Partive të Gjelbëra të Europës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:03
Fitore Pacolli

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka udhëtuar drejt qytetit Tampere të Finlandës për të marrë pjesë në mbledhjen e 30-të të Këshillit të Partive të Gjelbra të Europës.

Atje ajo do të takohet me liderët e partive të gjelbra nga e gjithë kontinenti i vjetër.

Këtë njoftim, Pacolli që ka marrë votat e nevojshme nga ana e votuesve për të qenë përsëri deputete në Kuvend, e ka bërë në faqen e saj në Facebook.

“Për 3 ditë do të kem mundësi të takoj liderë të partive të gjelbra nga e gjithë Evropa ku do të reflektojmë arritjet e fundit dhe do të diskutojmë sesi mund ta përhapim rritjen e valës së gjelbër edhe më tej”, shkruan ajo.

Tutje ajo shton se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti që e ka prioritet mbrojtjen e mjedisit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja parti politike në vend që ka prioritet mbrojtjen e ambientit. Ne jemi zotuar me Paktin tonë për Mbrojtjen e Mjedisit”, shton Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat