Handke e pranon se ka pasur pasaportë jugosllave - Bota Sot
Handke e pranon se ka pasur pasaportë jugosllave

Aktuale

Handke e pranon se ka pasur pasaportë jugosllave

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:03
Peter Handke

Novelisti austriak, Peter Handke, të cilit iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, e ka pranuar se ka pasur pasaportë të Republikës Federale të Jugosllavisë.

Ai ka thënë se kishte pasaportë, por e ka mohuar të ketë pasur edhe nënshtetësinë jugosllave, shkruan Tanjug.

“Unë nuk kam nënshtetësi Jugosllave, thjesht mora pasaportën time për të udhëtuar”, ka thënë ai për Veçernje Novosti.

Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka gjetur se Peter Handkes i është ofruar pasaporta Jugosllave, pikërisht në kohën kur në Kosovë po përfundonte lufta.

“Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada Jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në anën e majtë të pasaportës, pak sipër fotografisë së Handkes, shkruan se kombësia e tij është Jugosllave”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat