Ambasadori i Kosovës në Gjermani kujton 30 vjetori e rënies së Murit të Berlinit

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani kujton 30 vjetori e rënies së Murit të Berlinit

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 10:00
Beqë Cufaj

Sot po shënohet 30-të vjetori i rënies së Murit të Berlinit.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj përmes një statusi në Facebook është shprehur se Gjermania u Bashkua dhe Perdja e hekurt e komunizmit u rrënua përfundimisht.

Statusi i tij i plotë:

Sot mbushen 30 Vjet nga Rënia e Murit të Berlinit. Gjermania u Bashkua dhe Perdja e hekurt e komunizmit u rrënua përfundimisht. Bota e lirë atëbotë dhe sot ka arsye të festojë sepse asnjë tirani, asnjë ndarje, nuk mundet ta mposhtë vullnetin e kombeve për liri!

Edhe me 9 Nëntor të vitit 1989 por edhe me 12 Qershor të vitit 1999! Urime Gjermanisë, Kombiit gjerman dhe krejt botës së lirë! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat