A do ta pranojë ofertën e LDK-së, Albin Kurti? Vjen thirrja serioze për liderin e VV-së

Aktuale

A do ta pranojë ofertën e LDK-së, Albin Kurti? Vjen thirrja serioze për liderin e VV-së

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 23:32
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ditën e djeshme ka bërë një ofertë interesante në drejtim të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ahmeti ka deklaruar se partia e Albin Kurtit mund të marrë dy pozitat tjera e të lë atë kryeministrit.

Ndërsa, lidhur me ketë ka reaguar prof. dr. Binak Maxharraj. Ai në një shkrim të publikuar në rrejtin social në Facebook, ka thënë se Kurti nuk duhet ta pranojë ketë ofertë.

Maxharraj mes tjerash ka kërkuar gjithashtu edhe nga LDK të bëhet më e sinqertë.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Ja shkrimi i tij:

BUDALLAKIT (NON SENSET) e LDK.

LDK po sillet vërdallë në stilin: “Merr çka të duash veç mua lema livadhin”.

Se është e pa sinqertë LDK në bisedimet me LVV kjo po shihet ashiqare, kanë filluar prapaskenat e turpshme të LDK, ashtu siç janë te turpshëm edhe vetë krerët e saj në krye me Isa Mustafën i cili çdo gjë jep veç me u bë President.

- Para di ditësh LDK thoshte se posti i Kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK. Marri e llojit te vetë nonsense.

- LDK thoshte edhe këtë së:pozita e kryeministrit është me e fuqishme se sa se bashku pozita e Presidentit dhe atë të Kryeparlamentarit,

- Sot LDK u ç’veshë cullak duke kërkuar te pamundurën duke ia ofruar Albin Kurtit pozitën e Presidentit dhe të Kryeparlamentarit si këmbim për pozitën e Kryeministri.

Kjo është thjeshtë një shantazh e dorës së parë e LDK.

LDK doli dy herë budallaqe me shumë. Nuk i ka hije duke e lavdëruar veten si parti institucionale, por po del së më shumë është parti e ndërskamcave, e interesave të pleqve të saj.

Kërkesa e tillë është e pa ligjshme, është budallaki e pleqve të saj qe i ka lënë truri.

Kushtetuta fortë mirë e precizon se pozita e Kryeministrit dhe e Kryeparlamentarit i takon fituesit të zgjedhjeve,kësaj radhe LVV. Për këtë ekziston edhe sqarimi kushtetues.

Albin Kurti assesi nuk duhet të shkelë ne budallaqet e LDK, sepse kjo do të ishte vetëvrasje për të dhe partin e tij dhe nënçmim për anëtarësinë dhe elektoratin që ia dha besimin të udhëheq me këtë shtet. Më mirë për të, të shkojë në zgjedhje të reja se sa t'i nënshtrohet diktatit të LDK.

Kurse LDK duhet t'i lenë budallaqet dhe lakmitë për pushtet, të bëhet më e sinqertë, ani pse nuk mund të jetë krejt e sinqertë kur i ka brenda lakmuesit për pushtet. Me rizgjedhjet eventuale pa Vjosa Osmanin LDK nuk do të dilte as në vendin e tret, ju do të shkonit në pozitën e tretë pas PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat