“Kush e fshehu jastëkun me jargë që ishte në dhomën e krimit?”

Aktuale

“Kush e fshehu jastëkun me jargë që ishte në dhomën e krimit?”

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:22
Astrit Dehari

Veprimtari dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në Kosovë, Bardhyl Mahmuti i cili nuk është duke u pajtuar me përkthimin e raportit zviceran në gjuhën shqipe, pohon se, ekspertiza zvicerane e dëshmoi se mekanizmi i shishesh plastike nuk ka qenë i vetmi në procesin fatal të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dhuna e shkaktuar në qafën e Astrit Deharit shtron hipotezën e mekanizmit të dytë në këtë vrasje”, shkruan Mahmuti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se, rezultatet e ekipit mjeko ligjor zviceran janë të kushtëzuara nga materialet që u janë dërguar.

“Në listën e këtyre materialeve mungon JASTËKU ME MBETJE JARGËSH QË U GJET NË DYSHEME, NË DHOMËN E KRIMIT! Mbetet të vërtetohet nëse kemi të bëjmë me mekanizmin e tretë që u përdor në vrasjen e Astrit Deharit! Sidoqoftë, ky jastëk mund të mbajë edhe gjurmët e ADN-së, të vlefshme për të ndriçuar krimin”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nesër do të publikoj shkrimin e titulluar “Kush e fshehu jastëkun me jargë që ishte në dhomën e krimit?”.

Që nga njoftimet e para publike lidhur me rastin “Astrit Dehari”, opinionit publik i është prezantuar si vdekje e shkaktuar nga asfiksia (zënia e frymës) me një mjet të fortë (shishe plastike). Ekspertiza zvicerane dëshmoi se mekanizmi i shishes plastike nuk ka qenë i vetmi mekanizëm në procesin fatal. Dhuna e shkaktuar në qafën e Astrit Deharit shtron hipotezën e mekanizmit të dytë në këtë vrasje.

Megjithatë, rezultatet e ekipit mjeko-ligjor zviceran janë të kushtëzuara nga materialet që u janë dërguar e që kanë të bëjnë me rastin “Astrit Dehari”.

Në listën e këtyre materialeve mungon JASTËKU ME MBETJE JARGËSH QË U GJET NË DYSHEME, NË DHOMËN E KRIMIT! Mbetet të vërtetohet nëse kemi të bëjmë me mekanizmin e tretë që u përdor në vrasjen e Astrit Deharit! Sidoqoftë, ky jastëk mund të mbajë edhe gjurmët e ADN-së, të vlefshme për të ndriçuar krimin.

Duke parë sesi dikush është përpjekur të fshehë gjurmët e krimit, ajo që shtrohet publikisht në këtë kontekst ka të bëjë me dilemën që kam nëse ka mbetur i padëmtuar ky jastëk (në kuptimin e gjurmëve gjenetike) dhe nëse ende është në materialet e dosjes së Astrit Deharit.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat