Mbeti jashtë Kuvendit, Krasniqi kritikon Vetëvendosjen

Aktuale

Mbeti jashtë Kuvendit, Krasniqi kritikon Vetëvendosjen

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:26
Frashër Krasniqi

Edhe pse nuk arriti të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi vazhdon të jetë aktiv sa i përket kritikave në drejtim të ish-subjektit politik të cilit i takonte, Lëvizjes Vetëvendosje.

Tashmë pjesë e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi deklaroi se ende pa ardhur plotsisht në pushtet, Vetëvendosje ndërroi katër qëndrime.

Sipas tij VV nuk po i konsideron më përgjegjës Isa Mustafën e Skender Hysenin për vdekjen e Astrit Deharit dhe nuk u ankuan në Supreme kundër vendimit për refuzimin e votave të ardhura nga Serbia.

Tutje Krasniqi tha se Bashkimin Kombëtarë nga VV e quajtën ide valide pot ë ndodhte në vitin 91 dhe se nuk u tha asnjë fjalë në mbrojtje të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Ende pa ardhur plotësisht në pushtet, VV i ndërroi 4 qëndrime:

1. Isa Mustafa dhe Skender Hyseni nuk konsiderohen më përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit,

2. U ankua në supreme kundër vendimit për refuzimin e votave të ardhura nga Serbia – të cilat i quante vota të papranueshme dhe të dirigjuara nga Vuçiqi,

3. Bashkimin Kombëtar e quajti ide valide po të ndodhte në vitin 91, anipse e kërkonte këtë bashkim gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë,

4. Nuk e tha asnjë fjalë në mbrojtje të UÇK-së nga Gjykata Speciale, anipse vet kishte premtuar që kur të vinte në pushtet do t’i mbronte ata që thirren nga kjo gjykatë.

Të gjitha këto ndryshime joparimore kanë një emërues të përbashkët: interesin momental ditor për të ardhur në pushtet pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat