U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti

Aktuale

U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:04
Xhavit Haliti

(E plotësuar) - Sot është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale. Por, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, pasi gjendet në Berlin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë.

“Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti.

Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.

Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara është ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti.

Sinjali mëson se Xhavit Haliti është ftuar për intervistë, por që ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nuk dëshiron ta bëjë publike ftesën e tij.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e Shtabit të Përgjithshëm.

Së fundmi ftesë nga Specialja ka marrë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe ish-deputeti i VV-së Rexhep Selimi të cilët pritet të dalin para Dhomave të Specializuar për intervistim

Deri tani nga Specialja kanë arritur  250 ftesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat