Agim Bahtiri: Treshja Rama-Vuçiq-Thaçi po tregohen aventuristë të humbur

Aktuale

Agim Bahtiri: Treshja Rama-Vuçiq-Thaçi po tregohen aventuristë të humbur

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se treshja Rama-Vuçiq-Thaçi po tregohen aventuristë të humbur, në kohën kur mendësia qeverisëse në Kosovë ka ndryshuar me kryeministrin në ardhje, Albin Kurti.

Për më tepër, ai ka shkruar se “më shumë se për "mini-shengen" me Serbinë, Shqipëria duhet të kujdeset që të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Kosovën, duke mos vendosur tarifa rrugore e barriera doganore”

Postimi i plotë:

Më shumë se për "mini-shengen" me Serbinë, Shqipëria duhet të kujdeset që të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Kosovën, duke mos vendosur tarifa rrugore e barriera doganore. Kur të arrihet lëvizje e plot e lirë mes shqiptarëve të dy shteteve, atëherë Shqipëria dhe Kosova në koordinim me njëra tjetrën duhet ta lehtësojnë qarkullimin kufitar me shtetet mike rajonale.

Përderisa shteti i Serbisë i udhëhequr nga Vuçiqi vazhdon ta dëmtoj Kosovën në çdo aspekt, shteti shqiptar nuk bën të hyj në marrëveshje rajonale me Serbinë, e cila e lë anash Kosovën. Si rezultat i dështimit në postet e tyre, Edi Rama me "mini-shengen" dhe Hashim Thaçi me biseda për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, po marrin iniciativa personale për të qenë personalisht në qendër të vëmendjes mediale.

Treshja Rama-Vuçiq-Thaçi po tregohen aventuristë të humbur, në kohën kur mendësia qeverisëse në Kosovë ka ndryshur me kryeministrin në ardhje, z. Albin Kurti, i cili për dallim nga ta nuk e ka në agjendë interesin personal, por interesin shtetëror.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat