Kur pritet të formohet Qeveria?

Aktuale

Kur pritet të formohet Qeveria?

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:17
Albin Kurti

Formimi i institucioneve mundet të vonojë deri në vitin e ardhshëm, Kurti thotë se po i përafrojnë qëndrimet me LDK’në.

Albin Kurti, doli si njeriu më i votuar në Kosovë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

E ai është edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për tu bërë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Ndërkohë, Vetëvendosje e LDK tash e sa kohë kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Bile këtë të mërkurë, Albin Kurit, tha se tashmë në masë të madhe kanë arritur të harmonizojnë programin qeverisës.

Por, duket se Albin Kurti nuk do të merr edhe aq shpejtë pozitën e kryeministrit.

Krejt kjo për shkak të vendimeve të fundit të PZAP-së e procesit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve.

Madje këto vonesa po i paralajmërojnë edhe njohësit e rrethanave politike në vend.

E vonesa deri në themelimin e qeverisë së re, marrin edhe procedurat për konstituimin e Kuvendit.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u zhvilluan me 6 tetor të këtij viti, ndërsa ato u shkaktuan për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat