Kandidati i Nismës për deputet shfrytëzon postin në Lidhjen e Historianëve, reagon kundër VV-së

Aktuale

Kandidati i Nismës për deputet shfrytëzon postin në Lidhjen e Historianëve, reagon kundër VV-së

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:09
Shkodran Imeraj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka dënuar veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila të martën është ankuar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, në lidhje me votat e ardhura në mënyre të paligjshme nga Republika e Serbisë.

Ndërsa, kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan është kandidati për deputet nga radhët e koalicioni Nimsa- AKR- PD.

Në këtë mënyrë reagimi i  Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan del të jetë politik.

Përveç kësaj, në komunikatën për media, thuhet se VV “me këtë rast ajo ka kapitulluar para presionit të Serbisë, për çka është një lajm i keq dhe i trishtueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj shqiptarë”.

 “Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me interesim të shtuar është duke përcjell situatën e fundit në vend në lidhje me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje (kandidatëve të saj për deputet), e cila dje është ankuar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, në lidhje me votat e ardhura në mënyre të paligjshme nga Republika e Serbisë, me këtë rast ajo ka kapitulluar para presionit të Serbisë, për çka është një lajm i keq dhe i trishtueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj shqiptarë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që të e vërtetoj vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), organ i cili i ka shpallur të jashtë ligjshme dhe anti ligjore votat e fabrikuara në Serbi.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bënë thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje, që të distancohet nga ankesat e saj (të kandidatëve të saj), parti e cila po i mbron votat e ardhur në mënyre të paligjshme nga Serbia, dhe me këtë rast Lëvizja Vetëvendosje po i jep shanse Serbisë dhe elementeve anti shqiptar të përzihen në zgjedhjet e Republikës së Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron së Lëvizja Vetëvendosje nga parti nacionaliste, të mbroje votat dhe veprimet anti shqiptare të Serbisë, është një veprim i cili bie në kundërshtim me çdo deklaratë dhe veprim të kësaj partie, e cila e ka ndërtuar identitetin e saj në kurrize të gjuhës nacionaliste”, thuhet në komunikatën për media të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat