Kosova dhe Shqipëria një president, Zaimi: Rama e harroi këtë deklaratë

Aktuale

Kosova dhe Shqipëria një president, Zaimi: Rama e harroi këtë deklaratë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:47
Arbër Zaimi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi u shpreh në emisionin “Arena” se kryeministri Edi Rama e ka harruar deklaratën e 2015 se Shqipëria dhe Kosova të kenë një president.

Zaimi: Shqipëria dhe Kosova e kanë për detyrim, që për marrëveshje të tilla të konsultohen me njëra-tjetrën pikë së pari, përndryshe e gjithë retorika e favorizimit kombëtar bie poshtë dhe del që është vetëm retorikë elektorale, në 2015 Zoti. Rama, në parlamentin e Kosovës ka bërë një deklaratë shumë të fortë, tha do të kemi një president t përbashkët. Nuk mund të lëshojmë deklarata kështu dhe t’i harrojmë pastaj,  del që janë deklarata bosh, por është e drejta e tij. Një marrëveshje e tillë nuk mund të funksionojë pa Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat