Eshtrat e Zhitisë më 23 nëntor rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani

Aktuale

Eshtrat e Zhitisë më 23 nëntor rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:11
Afrim Zhitia, Fahri Fazliu

Eshtrat e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, dhe propozim vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat