KQZ tregon edhe sa vendvotime kanë mbetur pa u numëruar - Bota Sot
KQZ tregon edhe sa vendvotime kanë mbetur pa u numëruar

Aktuale

KQZ tregon edhe sa vendvotime kanë mbetur pa u numëruar

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se sot deri në orën 16.00 janë rinumëruar gjithsej 66 vendvotime.

“Në përgjithësi, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%”, tha ai duke shtuar se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat