Deputetja e VV-së: Nuk është diskutuar posti i presidentit dhe as nuk do të diskutohet

Aktuale

Deputetja e VV-së: Nuk është diskutuar posti i presidentit dhe as nuk do të diskutohet

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 00:00
Albulena Haxhiu

Zyrtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani në T7 ka reaguar ndaj disa deklaratave të eksponentëve të LDK’së që posti i presidentit të diskutohet në negociatat për krijimin e qeverisë së re mes LDK’së dhe VV’së.

“Nuk e di pse po deklarohet diçka tjetër në emisione dhe ndërkohë që po merremi vesh në tavolinë me anë të grupeve punuese”, tha Haxhiu.

“Me parterin kemi transparencë. Diçka që nuk diskutohet brenda nuk e di pse po e diskutojnë në emisione televizive. E dëgjoj që kërkojnë postin e presidentit dhe të bëjmë Isa Mustafën president. Nuk është diskutuar asnjëherë dhe as nuk diskutohet. Nuk kemi garuar për president por për Kuvend dhe qeveri. Posti i presidentit nuk është partiak”

“Nuk mundet që dikush të thotë ‘dua të përfundoj karrierën politike dhe tani të bëhem president’, nuk shkon kështu. E kemi tani Thaçin i cili një këmbë e ka në PDK e tjetrën në presidencë. Ne kërkojmë të ndryshojmë këtë. Nuk duam që presidenti të jetë një aktivist i VV’së apo i ndonjë partie tjetër. Ai duhet të jetë konsensual”

Kujtojmë se më herët eksponentë të LDK’së kanë thënë se atyre u takon posti i presidentit dhe kryeparlamentarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat