Sot një vit më parë, Serbia mori goditjen e madhe nga Kosova

Aktuale

Sot një vit më parë, Serbia mori goditjen e madhe nga Kosova

Nga: D.RR Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Aleksandar Vuçiq

Sot është bërë një vit që kur kryeministri Ramush Haradinaj vuri taksë ndaj Serbisë, e kjo taksë i shkaktoi serbëve humbje në ekonomi për rreth 400 milionë euro, shkruan “Bota sot”.

Me taksën ndaj Serbisë, u bllokua edhe dialogu Kosovë-Serbi, ku Vuçiq nuk pranoi të ulet në tavolinë derisa nuk heqet taksa.

Pas rreth gjysmë viti, shtetet e QUINT-it dolën me një deklaratë të përbashkët ku kërkuan nga Kosova që ta heqin taksën dhe dialogu të vazhdojë.

Kjo nuk ndodhi, ndërsa kryeministri i zgjedhur nga populli në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, ka thënë se ai do ta heq taksën, mirëpo do të kthejë reprocitet me Serbinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat