Nga VV-ja e konfirmojnë përplasjen në QNR me komisionerët e NISMA-s

Aktuale

Nga VV-ja e konfirmojnë përplasjen në QNR me komisionerët e NISMA-s

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje është konfirmuar se sot në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka pasur një përplasje verbale në mes të komisionarëve të partisë së Albin Kurtit dhe partisë së Fatmir Limajt.

Nga përgjigje thuhet  se ka pasur reagime nga vëzhguesit e NISMA-së të cilat më pas janë shoqëruar edhe me reagime nga komisionerët e VV’së, megjithatë gjithçka në suaza të një përplasje verbale është tejkaluar.

“Ka pasur një provokim nga ana e vëzhguesit të NISMA-s me ç’rast vëzhguesit tanë kanë reaguar, por nuk ka pasur asgjë më shumë se një përplasje verbale e cila është tejkaluar”, thuhet në përgjigjen e VV’së.

Tensionet në mes të NISMA-së dhe VV’së janë rritur që kur Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e tre kandidatëve për deputetë të VV’së për votat e ardhura nga Serbia.

 PZAP kishte marrë vendim që ato vota të hiqeshin nga rezultati përfundimtar, gjë që rezultonte me hyrjen e NISMA’s në Kuvend dhe humbjen e 3 deputetëve për Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat