Kosova pjesë e Serbisë në hartën e Shqipërisë, reagon ministrja Besa Shahini

Aktuale

Kosova pjesë e Serbisë në hartën e Shqipërisë, reagon ministrja Besa Shahini

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:30
Besa Shahini

Ka bërë bujë në mediat shqiptare dje një postim i Sali Berishës. Një student ishte ankuar se në një nga librat studiues në Shqipëri, figuron harta ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Një ditë më pas, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini.

Gruaja e Dardan Molliqajt thotë se ka qenë një gabim i paqëllimshëm, por që nuk është i vetmi.

“Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit.

Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-ja dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botimim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërenin mungesën e shtetit të Kosovës në të!

Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!

Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë” shkruan Shahini në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat