Ja si e konsideron Albin Kurti intelektualin Ukshin Hoti

Aktuale

Ja si e konsideron Albin Kurti intelektualin Ukshin Hoti

Nga: Albulena Jahaj Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Albin Kurti dhe Ukshin Hoti

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti inkuadrimin në Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Kombëtar e ka lidh pikërisht më idenë për kombin të të madhin Ukshin Hoti i cili ka thënë se Bashkimi Kombëtar duhet dhe do të ndodh një ditë.

Sipas tij, intelektuali i njohur shqiptar, i cili ende konsiderohet i zhdukur është teoricieni më i mirë që shqiptarët kanë pasur në shekullin 20.

“Inkuadrimi në Bashkimin Evropian varet prej neve por edhe bashkimi kombëtar varet prej neve, unë e shoh popullin si faktorin kryesor për të gjitha gjërat e mëdha e të vogla që i duam e na duhen. Konkretisht ne e përfaqësojmë tezen e profesorit Ukshin Hoti i cili edhe 20 vite pas mbarimit të luftës vazhdon të jetë i pagjetur dhe nuk e dimë a është i gjallë apo jo edhe nëse është nuk e dimë varrin e tij. Ai është teoricieni më i mirë që kemi pas në si shqiptarë në shekullin 20” ka thënë Kurti në një intervistë dhënë mediave në Shqipëri, përcjell Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat