Tjetër reagim i ashpër i VV-së ndaj Nismës: Ata e duan mërgatën, vetëm për ta plaçkitur në kufi

Aktuale

Tjetër reagim i ashpër i VV-së ndaj Nismës: Ata e duan mërgatën, vetëm për ta plaçkitur në kufi

Nga: N.H Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 19:37
Albin Kurti dhe Fatmir Limaj

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se mërgatën nuk e duan PAN-istët e kemi ditur, e kanë ditur dhe e dinë edhe bashkatdhetarët dhe se kanë penguar çfarëdo iniciative për të ndryshuar ligjin për zgjedhje apo thjeshtimin e regjistrimit dhe të votimit të bashkatdhetarëve.

Ky reagim i Rrustemit vije pasi koalicioni NISMA-AKR-PD, gjatë ditës u drejtuan në Gjykatën Kushtetuese për t’u ankuar për mbi katër mijë vota të mërgatës, që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Ai thotë se PAN e duan mërgatën, vetëm për ta plaçkitur në kufi e brenda vendit sa herë që vijnë për pushime apo investojnë.

Ja shkrimi i tij:

Se mërgatën nuk e duan PAN-istët e kemi ditur, e kanë ditur dhe e dinë edhe bashkatdhetarët. Se asnjëherë nuk kanë qenë për përfshirjen e mërgatës e kanë dëshmuar edhe më parë. Kanë penguar çfarëdo iniciative për të ndryshuar ligjin për zgjedhje apo thjeshtimin e regjistrimit dhe të votimit të bashkatdhetarëve. Ata e duan mërgatën, vetëm për ta plaçkitur në kufi e brenda vendit sa herë që vijnë për pushime apo investojnë. Ndërsa, të drejtën e votës duan të ua ndalojnë. Por, lajmi i mirë i vetëm është se me 6 tetor ka mbaruar koha kur plaçkitnin në kufi, e pengonin investimet dhe votimin e mërgatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat