Natyra Kuçi tregon përfundimisht nëse do të jetë deputetja e vetme e PSD-së

Aktuale

Natyra Kuçi tregon përfundimisht nëse do të jetë deputetja e vetme e PSD-së

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 22:20
Natyra Kuçi

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashi, ka theksuar se ka qenë për anulimin e votave nga Serbia.

”Pavarësisht a do të bëhem deputete, qëndrimi ynë është parimor që të mos pranohen votat nga Serbia”, ka theksuar ajo.

Ajo ka theksuar se nuk i është bërë e padrejtë me anulimin e votave nga Serbia.

“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lë mua jashtë Kuvendit. Sepse nga hyrja e Nismës në Kuvend, ne si koalicion do ta humbim një deputet”, ka theksuar Natyra Kuçi, kandidatja e vetme nga PSD, me gjasat për t’u bërë deputete.

Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk e ka vënë interesin personal, duke e dëmtuar të mirën e përgjithshme.

Kuçi duke e komentuar ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos anulohen votat nga Serbia, tha se kjo ishte arsyeja pse e ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo e ka cilësuar VV-në si partinë që më së shumti ndërron qëndrimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat