Numri i veteranëve të luftës po bie

Aktuale

Numri i veteranëve të luftës po bie

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Numri i madh i veteranëve të luftës ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë.

 Shumë dyshime janë hedhur se ka shumë veteran jo të vërtet në lista.

Që nga fillimi i vitit 2019, numri i veteranëve ka pësuar rënie.

Sipas statistikave nga ASK, nga 38 mijë e 232 veteran sa ishin në janar, tash janë, 38 mijë e 120 veteran.

Në muajin shtator, shteti i Kosovës i ka paguar veteranët 6 milionë e 298 mijë e 716 euro.

Para 7 muajsh, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranëve të luftës.

Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat