Pas rezultatit të Nismës, ky është veprimi i parë i Endrit Shalës dhe djalit të Fatmir Limajt

Aktuale

Pas rezultatit të Nismës, ky është veprimi i parë i Endrit Shalës dhe djalit të Fatmir Limajt

Nga: N.H Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Shala dhe Limaj

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-it.

Pas këtij rinumërimi Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive. Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetëm ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit Nisma edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Endrit Shala dhe Durim Limaj menjëherë kanë festuar këtë rezultat të konfirmuar sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat