Ambasadori Kosnett, në përvjetorin të marinsave fton në darkë veç Kurtin e Osmanin

Aktuale

Ambasadori Kosnett, në përvjetorin të marinsave fton në darkë veç Kurtin e Osmanin

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, të shtunën ka ftuar kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeminsitre nga LDK, Vjosa Osmani në ceremoninë e përvjetorit të marinsave amerikane.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një postimi në Instagram.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e SHBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka shkruar Kurti në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat