Ankesa e VV-së, shpallet pjesërisht e vlefshme nga ana e PZAP

Aktuale

Ankesa e VV-së, shpallet pjesërisht e vlefshme nga ana e PZAP

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata në vendim thonë se është pranuar pjesërisht e bazuar ankesa e Anr.514/2019 e datës 224.11.2019 e paraqitur nga subjekti Lëvizja Vetëvendosje, me ç'rast është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve- dhe QNNR që 1 fletëvotim në vendvotimin 2704B/02R të vlerësohet i pavlefshëm dhe i njëjti të largohet nga rezultati përfundimtar i publikuar më 07.11.2019.

Ndërkaq është refuzuar si e pabazuar ankesa Anr.514/2019 e datës 24.11.2019 e paraqitur nga Vetëvendosje për shpalljen e një fletëvotimi të pavlefshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat