Shemsi Mustafa: Tërmetet e tilla si në Shqipëri nuk duhet të injorohen, ato mund të shkaktojnë viktima edhe në Kosovë

Aktuale

Shemsi Mustafa: Tërmetet e tilla si në Shqipëri nuk duhet të injorohen, ato mund të shkaktojnë viktima edhe në Kosovë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:15
Shemsi Mustafa

Sot në orët e hershme të mëngjesit Shqipërinë e ka goditur një tërmet shumë i fuqishëm prej 6.4 ballë të richterit.

Si pasojë e këtij termeti 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur.

Për këtë ka folur drejtori i Institutit Seizmologjik të Kosovës Shemsi Mustafa.

Mustafa në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se tërmetet e tilla nuk duhet të injorohen sepse mund të krijojnë dëme dhe viktima edhe në Kosovë.

“Sot në orët e mëngjesit si pasojë e tërmetit që ka goditur Shqipërinë e cila ka dridhur edhe territorin e Kosovës që kanë krijuar panikë tek qytetarët. Epiqendra ka 200 kilometra nga Kosova. Këto termete të fuqishme nuk duhet të injorohen sepse krijon dëme dhe viktima edhe në Kosovë. 200 km vijë ajrore nuk është larg”.

Ai shtoi se pozita gjeografike e Kosovës gjendet në aktivitet të lartë seizmologjik.

“Bazuar në shumë parametra tektonika dhe neotektonika që dhe pozita gjeografike Kosova gjendet në aktivitet relativisht seizmologjik. Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet më të fuqishme se 6.4 jemi të rrezikuar edhe ne. Mitrovicë dhe Leposaviq, Istog dhe Prizren, Ferizaj dhe Gjilan janë vende “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat