KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Aktuale

KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:51
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndryshe, sot Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe 392 pako me fletëvotime të diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat