VV-LDK, sot takimi për të mbyllur të gjitha çështjet - Bota Sot
VV-LDK, sot takimi për të mbyllur të gjitha çështjet

Aktuale

VV-LDK, sot takimi për të mbyllur të gjitha çështjet

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 07:34
VV-LDK

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të ulen sërish në tryezë për të mbyllur të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura.

Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa, grupet punuese me profesionistë të fushës do të ulen të dakordohen edhe për ato çështje për të cilat nuk ishte arritur të kishte një konsensus.

Më herët ishte thënë se VV dhe LDK kishin rënë dakord për mbi 80% të çështjeve që ishin ngritur në tryezë.

Pas takimit të ditës së djeshme, kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se do të ketë takime intensive edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat