Pako me barna transportohen për në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Aktuale

Pako me barna transportohen për në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa mjekë nga Kosova që kanë udhëtuar në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti, kanë mbledhur dhe kanë dhuruar pajisje mjekësore si dhe barna për të gjithë qytetarët që kanë nevojë.

Stafi mjekësor nga Kosova ka treguar se e kanë bërë dorëzimin e mjeteve atje për të gjithë banorët që janë prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme që nga dita e mërkurë.

Deri më tani nga tërmeti kanë mbetur të vdekur 49 persona, ndërsa rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në mesin e personave të vdekur janë edhe dy vëllezër nga Gjilani të cilët janë varrosur gjatë ditës së djeshme në vendlindje.

Po ashtu, nga tërmeti shumë banorë nga Shqipëria janë strehuar nga kosovarët, në shtëpitë apo banesat e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat