Thaçit i pëlqeu apo jo Kurti, s’ka rrugë tjetër përveç se...

Aktuale

Thaçit i pëlqeu apo jo Kurti, s’ka rrugë tjetër përveç se...

Nga: N.Sh. Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 12:08
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për çdo vonesë të krijimit të Qeverisë do të mbajë përgjegjësinë.

Halitaj thotë se, Thaçi duhet të sillet konform detyrimit kushtetues dhe duhet të thërras sa më shpejt seancën konstituieve të Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re.

Ai shton se, i pëlqeu Kurti apo jo, Thaçi dhe Kurti duhet të ia njohin autoritetin njëri tjetrit.

Postimi i plotë:

Nëse deri javën e kaluar vonesat për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, janë aryetuar me ankesat dhe apelet e njëpasnjëshme të kandidatëve dhe subjekteve politike, tash e tutje çdo orë e ditë vonese i faturohet drejtpërdrejt Hashim Thaçit.

Si president i shtetit, ai duhet të sillet konform detyrimit kushtetues për të qenë garantues i funksionimit demokratik të institucioneve.

Në frymën e kësaj, ai duhet ta thërras sa më shpejt seancën konstituive të Kuvendit, për t’i hapur më pas rrugën edhe formimit të Qeverisë së re.

I pëlqeu apo s’i pëlqeu Albin Kurti atij, njëjtë sikur i pëlqeu apo s’i pëlqeu ai Albin Kurtit, asnjëri s’ka rrugë tjetër pos që t’ia njoh autoritetin tjetrit. Shteti nuk mund të mbetet peng i inateve e tekeve të askujt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat