Kryeministri Edi Rama në ditët e fatkeqësisë së tërmetit po gjen kohë që të merret edhe me mediat. Tash ai ka nisur që drejtpërsëdrejti t’i kërcënojë mediat. Thotë se do t’i mbyllë nëse nuk ka filtrim të informacionit.
Rama shkruan se në të tilla situata edhe Japonia ka marrë masa ekstreme ndaj mediat.
Por deklaratat e tilla të Ramës po duken të çmendura për analistët e Kosovës. Kështu po deklarohet Astrit Gashi. Gashi e ka quajtur Ramën diktator pas kërcenimit që ia ka bërë mediave.
“Ndaleni dikus Edi Ramën se ka filluar të cmendet krejt. Le ta zbatojë ligjin e mos të shfaqet si një mini diktator përmes mikrofonit. #kërcenime #media”, ka shkruar Gashi në Twitter.